Në akuzë për krime seksuale, avokati i reperit Sean ‘Diddy’ Combs, Marc Agnifilo ka deklaruar së fundmi se reperi 54-vjeçar nuk do të pranojë fajësinë. Combs këmbëngul se është i pafajshëm dhe do t’i shkojë çështjes deri në fund në rrugë ligjore. Sipas avokatit ky është një procedim i motivuar nga raca e tij, duke theksuar se është një burrë i sukseshëm me ngjyrë.

Combs gjithashtu dëshiron të tregojë variantin e tij të së vërtetës në lidhje me sulmin ndaj të dashurës së tij Cassie Ventura, në viti 2016. 54-vjeçari pritet të merret në pyetje edhe për festat e tij të ‘freak-off’, ose të quajtura ndryshe “festat e bardha”.

Më 16 Shtator, Combs u padit në New York City dhe u akuzua për shantazh dhe prostitucion. Ai dyshohet se ka detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë. Padia përmend edhe sulmin e tij ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.

Combs u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale nisën një hetim për krime seksuale, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami.

Klan News