Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për Euro 2024. Kuqezinjtë kryen seancën e parë stërvitore në Grac të Austrisë.

Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik punuan me grupin për më shumë se një orë me ngarkesë të plotë dhe i gjithë proces stërvitor u zhvillua normalisht.

Të gjithë futbollistët gëzojnë një gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Me grupin u bashkua edhe Taulant Seferi, i cili u stërvit rregullisht.

Ekipi do të kryejë përgatitjet e fundit edhe të dielën në prag të miqësores së parë të qershorit, asaj ndaj Lihtenshtejnit, që zhvillohet më datë 3 qershor, në stadiumin “Haladas” të Hungarisë.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti pritet në përfaqësuese, pasi të këtë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës. Begamaskët luajnë sfidën e prapambetur me FIuroentinën mbasditen e së dielës.

Më 7 qershor, kuqezinjtë do të luajtën miqwsoren e dytë në  stadiumin “Haladas” të Hungarëisë kundër Azerbajxhanit.

Klan News