Një romancë e shkurtër, por e përjetësuar me një këngë.

Drake ka rrëfyer së fundmi lidhjen e tij me Serena Williams. Reperi kanadez tha se kënga “Too Good” është një dedikim për tenisten e famshme teksa ndau një video të pashfaqur më parë ku i tregon nënës së tij për burimin e frymëzimit.

Kjo është më shumë për mua dhe Serena-n”, tha 37-vjeçari për këngën ku ka bashkëpunuar me Rihanna-n. “Është për të qeshur sepse kur bëj këngë për vajzat, i bëj për to. Kështu që e di çfarë kënge të bëj”.

“Nëse do të flas për to, të paktën do t’u bëj një këngë që u pëlqen. Kështu që unë e njoh shumë mirë Serena-n dhe e di që do e dëgjojë qartë e pastër, por as nuk do të më urrejë”.

Kur nëna e tij e pyet nëse “Serena po dilte me dikë tjetër”, Drake i përgjigjet se nuk e di.

Kampionia e tenisit, 42 vjeçe, u njoh me bashkëshortin e saj të tanishëm, Alexis Ohanian  pak pasi u pa duke u puthur me Drake në gusht të 2015-ës. Asokohe burimet mohuan që ishin bashkë, por më parë kishte patur diçka mes tyre.

Serena doli ca kohë me Drake në vitin 2011 dhe ndonëse nuk shkoi aq mirë, kanë mbetur miq”, tha një burim. Reperi ndiqte turnetë e saj dhe i qëndronte gjithnjë pranë.

Në dhjetor 2016 Williams dhe Ohanian njoftuan fejesën dhe u martuan në nëntor 2017. Ata janë prindër të dy vajzave./tvklan.al