Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Avokati i Gani Kadrisë, Maks Haxhia, ka thirrur në seancën gjyqësore, ndaj tre bosëve të Gjallicës, komshinjtë e çiftit Kadria, të cilët kanë dëshmuar për marrëdhëniet  e biznesit mes dy bashkëshortëve. Sipas Violeta Qalliut, Gani Kadria nuk ishte pronar i Gjallicës. Firmën Gjallica e kishte Shemsie Kadria, ka deklaruar dëshmitarja, ndërsa Gani Kadria drejtonte një firmë tjetër Deranda.

Çifti Kadria kishte dy firma, Gjallicën dhe Derandën, ka dëshmuar edhe një nga vartësit e Gani Kadrisë. Të dy bashkëshortët punonin të ndarë, ka deklaruar Vangjush Thimio, punonjës i besuar i Gani Kadrisë./tvklan.al