Lajme Arkiva 2003

Në një sallë të braktisur nga deputetët të cilët po shikonin çerek finalet e Champions Leauge, kryetari i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit Sefedin Çela ka lexuar një raport të gjatë për ecurinë e më shumë se 100 operatoreve radio-televiziv gjatë vitit 2002 si edhe për përfundimin e hartës së frekuencave.

Në raport është vlerësuar në përgjithësi puna e bërë nga transmetuesit kombëtar në fushën e programeve informative si dhe janë renditur disa programe dinjitoze të realizuar nga operatorët kombetarë dhe disa lokal.

Ndërsa në problemet më të mëdha me të cilat përballet sot media është veçuar pirateria për të cilën komisioni parlamentar i mediave ka hartuar disa amendamente ku do të parashikohen sanksione për piraterinë radio-televizive.

Sefedin Çela: Priateria është problemi më i mprehtë dhe më delikat në fushën e veprimtarisë radio-televizive. KKRT-ja e shikon këtë si një tranzicion të zgjatur dh e të vështirë, si një proces që duhet përballuar sipas ligjit, jo me sanksione drastike administrative thjesht e vetëm nga KKRT, por si konflikt midis palëve duke mbrojtur në rrugë gjyqësore secili të drejtën e vetë. Periudha e parë e licencimit po përfundon. Shumë shpejt vjen koha e rinovimit të licencave. Asnjë licencë nuk do të rinovohet për ata operatorë që kanë mbijetuar duke piratuar.

Një tjetër problem i ngritur edhe ne diskutimet e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka qenë ai i transparencës se fondeve të operatoreve radio-televiziv. Shumë prej deputetëve kanë marrë shkas edhe nga një akuzë që kryeministri Fatos Nano ka hedhur deri para disa kohësh për lidhje të medias me krimin e organizuar.

Musa Ulqini: Te ne mjaft pronarë të mediave elektronike hezitojnë të bëjnë transparente fondet që ata investojnë për mediat elektronike. Ky hezitim ka arsye nga më të ndryshmet por KKRT duhet ti japë fund kësaj dukurie sepse në këtë mënyrë mbron mediat elektronike nga investitorë të cilët mund ti përdorin paratë e tyre të dyshimta për ti investuar në një sektorë që është kaq delikat siç është media elektronike.

Preç Zogaj: Kemi dyshime, akuza edhe të bazuara për inteferim të parave të papastra në media. Problemi është bërë objekt debati edhe në vetë mediat elektronike disa herë. Unë d të thosha se transparenca garanton lirinë e shtypit dhe shtypin e lirë.

Edi Paloka: Ai që Sefedini ynë nuk e përmendni fare e që për mua sot është problemi numër një me mediat, me lirinë e shtypit në Shqipëri është monopolizimi edhe i mediave nga pushtetarët. Më qartë vënia në kontroll e mediave aktuale apo krijimi i mediave të reja për klane që kanë lidhje jo vetëm me pushtetin por dhe me krimin e organizuar.

Sefedin Çela: Në bazë të ligjit të gjithë operatorët radio-televiziv duhet të dorëzojnë bilancin. Një numër i konsiderueshëm prej tyre nuk e kanë dorëzuar këtë bilanc./tvklan.al