Brenda tre vitesh, është dyfishuar numri i qytetarëve që kanë llogari bankare në Shqipëri. Në javën globale të parasë, e organizuar çdo vit nga Banka e Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se edhe veprimet bankare dhe transaksionet kanë ardhur në rritje.

Gent Sejko: 70% e qytetarëve kanë llogari bankare, nga 40 % që ishte dy tre vite më parë.

Përballë rritjes së digjitalizimit dhe rreziqeve të shumta që vijnë prej saj, Sejko tha se është e nevojshme edukimi finnaciar i të rinjve dhe kjo duhet të nisë që prej fëmijërisë.

Gent Sejko: Kemi përgatitur dhe miratuar një strategji për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare, pasi edukimi financiar ka synon rritjen e përfshirjes financiare. Synimi i strategjisë është që të rrisim sa më shumë nivelin e edukimit financiar që puna me bankat dhe financat të jetë frutdhënëse, duhet që edukimi finnaciar të jetë që në moshë të vogël.

Sipas Sejkos, objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë mbetet mbajtja nën kontroll të çmimeve, stabiliteti financiar dhe sigurimi i depozitave për qytetarët.

Tv Klan