Banka e Shqipërisë organizoi aktivitetin dyditor në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare për përmirësimin e edukimit financiar në arsimin parauniversitar.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, edukimi financiar është thelbësor për t’i ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me financat.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë: Edukimi financiar nga njëra anë është gjë e mirë që u shërben qytetarëve dhe duhet filluar që në rini, që në vegjëli që të keni një koncept dhe informacion mbi kursimet dhe mbi depozitat, si të shpenzoni dhe si t’iu kurseni paratë si të veproni për më tepër sot jemi në kohën e digjitalizimit dhe ka elementë të tjerë që lidhen me mënyrat e përdorimit të parasë, që është pagesat me celular, pagesat me karta.

Në “Shkollën Rinore për Edukimin Financiar”, morën pjese rreth 60 të rinjve gjimnazistë nga qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Klan News