60 gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani u bënë pjesë në shkollën rinore për edukimin financiar të organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bankën e Shqipërisë. Teksa përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës, guvernatori Gent Sejko theksoi se për Bankën Qendrore, edukimi financiar i të rinjve luan një rol vendimtar në rritjen e mbrojtjes financiare të tyre si konsumatorë të ardhshëm.

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, theksoi se edukimi financiar për fëmijët dhe të rinjtë është shumë më tepër se thjesht njohuri mbi buxhetin dhe kursimin, pasi ai përfaqëson një themel të rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre në një botë gjithnjë e më dixhitale.

Bazuar në impaktin dhe suksesin e tij, ky program pilot i edukimit financiar për të rinjtë, në të ardhmen, mund të shtrihet në shkallë kombëtare dhe të përfshihet në kurrikulat e shkollave parauniversitare.

Tv Klan