Teksa prezantoi në Kuvend Raportin e 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u ndal edhe tek situata ekonomike e vendit tonë. Sejko u shpreh se gjatë këtij viti, Shqipëria pati normën më të lartë të rritjes ekonomike dhe normën më të ulët të inflacionit.

“Rritja e normës bazë të interesit solli një rritje të përgjithshme të nivelit të normave të interesit në vend, por kushtet e përgjithshme financiare mbeten simuluese”.

Sejko gjithashtu raportoi para deputetëve, se forcimi i lekut ka kontribuuar në kontrollin e inflacionit dhe ka rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

“Mbiçmimi i lekut kontribuoj në kontrollin e inflacionit duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, si dhe mundësoi një normalizim më gradual të qëndrimit të politikës sonë monetare duke mbajtur të ulëta kostot e financimit të bizneseve, por dhe çmimet”.

Ndër të tjera, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, tha se portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme përgjatë vitit 2023, duke arritur së fundmi nivelin e rritjes, prej 14%.

Tv Klan