Këto janë pamjet ku policia kufitare në Portin e Durrësit kap 7.3 kilogramë kokainë e ndarë në 7 pako, të fshehura në furgonin e linjës Tiranë-Angli, që po dilte nga Shqipëria.

Menjëherë në pranga u vendos shoferi i furgonit, Arjan Doçi që shihni në foto, si dhe kushëriri i tij Mentor Çuni. Ky i fundit ishte po ashtu në furgon dhe rezulton pronar i tij.

Siç mund të shihni, pakot e kokainës ishin të mbështjella me natriban dhe të vendosura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë krijuar të krijuar qëllimisht për trafikim.

Nga analizimi i lëndës narkotike të sekuestruara ka rezultuar se kokaina ishte 99% e pastër.

Ndërkohë sa i takon hetimeve të këtij rasti, strukturat e policisë kufitare kanë dyshime se droga kishte destinacion Italinë. Vetë të arrestuarit kanë deklaruar se drogën e kishin marrë nga një person në Tiranë të cilin nuk e njihnin. Më tej ata shtojnë se kur ta kalonin në shtetin fqinj, një tjetër person do shkonte ta merrte, po edhe për atë, të arrestuarit janë shprehur se nuk kishin njohje.

Megjithatë lidhur me këtë rast, Policia e Shtetit ka nisur verifikime në bashkëpunim me partnerët italianë dhe ato britanikë me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj tentative trafiku si dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

Tv Klan