Pogradec – Një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një bar-kafe. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Daniela Zisi. Mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ky i fundit ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.
Zisi ka siguruar dhe foto nga vendi i aksidentit:
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti1.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti2.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti3-2.png)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti5.png)
/tvklan.al