Një histori shumë frymëzuese rrëfehet në “Rudina” në Tv Klan. Zonja e ftuar në program, me flokë rozë e fytyrë të qeshur vjen nga Kosova për të ndarë jetën e saj. Sevdije Berisha është mjeke alternative, por njëkohësisht ka arritur të triumfojë ndaj kancerit.

Përballja e saj me sëmundjen ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por përpara se të ndajë hollësisht historinë, ajo veçoi ndihmën e nuses së saj. Për 4 vite, ajo është kujdesur për të si një fëmijë dhe Sevdija nuk ia kursen bekimet e urimet e sinqerta.

“Falenderoj nusen time se më ka parë si një fëmijë të vogël, si një beb, më ka larë… Unë kam qenë 4 vite, 17 muaj kam qenë e palëvizshme, më kanë rrotulluar djali e nusja me çarçafë. 4 vite nusja  më ka veshur, më ka mbathur. Unë as mund të vishesha vetë, as mund të mbathesha, as mund të përkulesha vetë, as mund ta laja fytyrën vetë kështu që ajo nuse… Zoti e bekoftë kudo që është, më ka parë shumë”, përfundon Sevdija./tvklan.al