Lajme Arkiva 2003

Qyteti njihej si më arkeologjiku dhe me numrin më të madh të turistëve, tani të dyja këto merita duket se po i humb. Durrësi vuan për më shumë. Është afruar në kohë me kryeqytetin por metropoli i dytë pas tij qëndron larg zhvillimit. Turistët dhe gjallëria që sjellin ata janë tërhequr mungon uji dhe energjia që duhet të ndriçojë për një të ardhme.

Qytetar: Kanë rënë shumë turistët, klientela ka rënë shumë. S’ka ujë, s’ka drita janë dy elemente kryesore që populli i do dhe turistët i kërkojnë. Kështu që është dobësia e qeverisë kjo që të largon turistët. Duke fituar gjithë ato të ardhura, rritej mirëqenia dhe lekët do të shkonin atje ku duhet të shkonin. Janë lekë të humbura këto që shkojnë në vende të tjerë në Mal të Zi, Turqi etj.

Qytetar: Turizmi ka ardhur edhe për disa arsye të tjera. Zonat arkeologjike janë shkelur siç është ky rasti këtu te amfiteatri dhe te zona të tjera përveçse të zhvilloheshin këto arkeologjia dhe turizmi të afroheshin duke pasur kureshtjen e historie të një populli, këto po shkelen, po prishen dhe ilirët e vjetër po varrosen për së dyti. Edhe po të ketë ujë e të ketë pastërti turistët i afrohen shumë afër dhe do punoj tregtia më shumë.

Ajo që ka ndryshuar nga viti i shkuar janë ndërtimet shprehen qytetarët dhe asgjë s’është bërë në infrastrukturë dhe ujësjellës janë afër detit dhe vuajnë thatësirën, qëndrojnë edhe dy javë pa ujë. Shkaku sipas kryetarit të bashkisë është mungesa e energjisë në ujësjellësin e Fushë Kuqes dhe ndërhyrjet në rrjet.

Qytetar: Kemi 3 javë, 4 javë

Gazetarja: Dhe si ja keni bërë?

Qytetar: Me kova.

Qytetar: Gjithë verën në vuajmë kështu, s’kemi ujë. Sot ka ardhur pak. Vjen një herë në muaj sa mbushim ujë për të larë. Jetesa është përmirësuar pak por po spate ujë, uji është kryesori./tvklan.al