Në “Ditën e Drejtësisë” ambasadorët e akredituar në Tiranë deklaruan njezëri se reforma është e pakthyeshme. Para prokurorëve dhe gjyqtarëve diplomatët kërkuan vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke shprehur mbështetjen e tyre.

I ngarkuari me punë e Shteteve të Bashkuara, David Uisner theksoi se do të mbështeten reformat në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e ligjit. Theksoi se duke qenë se ka presion politik pritshmëritë publike janë të mëdha.

“Reforma në Drejtësi dhe sukseset e saj janë të pakthyeshme. Ne presim plotësisht që institucionet e krijuara në 2016, do të jenë këtu në afat të gjatë. Bëni sistemin të funksionojë për një të ardhme më të mirë. Shqiptarët këkojnë një sistem drejtësi që gjykon me drejtësi. Thelbësore është sundimi u ligjit. Institucionet nuk mund të punojnë të vetme. Duke qenë se ka presion politik pritshmërie publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj.”

“Reforma ne drejtësi duhet te konsolidohet dhe të fuqizohet dhe këto rezultate duhet të shohin nga qytetarët. Forcimi i shtetit të së drejtës është kusht për të ecur drejt BE. Progresi i bërë nga SPAK është një ndër arsyet për të festuar sot sëbashku me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Reforma në Drejtësi duhet forcuar, konsoliduar dhe duhet çuar më shumë përpara për të pasur akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve.”

Në mesazhin e tij presidenti Begaj u kërkoi gjyqtarëve dhe prokurorëve të punojnë me ndershmëri duke theksuar se SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë.

“Rezultatet e reformës janë të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e vuri theksin tek dosjet e shtuara të pagjykuara.

Sfida për stokun e dosjeve, hetimi dhe mënyra e përfundimit të çështjeve penale brenda afateve, zbatimi i hartës së re gjyqësore, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, rritja e profesionalizmit, përgjegjëshmëria dhe llogaridhënia, kërkon që sistemi i drejtësisë të funksionojë si një i tërë në mënyrë kapilare.

Manja deklaroi se reforma në drejtësi është borxhi që u kanë shqiptarëve për drejtësinë e munguar prej kohësh.

Klan News