Një sondazh tregon se 63% e amerikanëve besojnë se vjeshta dhe dimri do të rrisin rastet duke bërë që pandemia të intensifikohet

Në Shtetet e Bashkuara numri i të infektuarve ka kaluar mbi 92 milionë në mbarë vendin. Numri i personave që kanë humbur jetën që nga përhapja e Covid-19 ka arritur në mbi 1 milionë sipas sipas Qendrës për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë administruar gjithsej 601 940 001 doza vaksinash. Një sondazh nga Gallup i tregoi se publiku amerikan është gjithnjë e më pesimist për pandeminë e koronavirusit.

Që nga kjo pranverë, numri i amerikanëve që ndihen optimistë për pandeminë ka rënë ndjeshëm, me vetëm 41% të të rriturve amerikanë që thonë se situata Covid-19 po përmirësohet, që është një rënie e madhe nga fundi i Prillit dhe Majit kur 63% e të rriturve që mendojnë se koronavirusi nuk ka për t’u larguar.

Përqindja e amerikanëve që thanë se situata po përkeqësohej u rrit nga 15% në pranverë në 30% në sondazhin e fundit. Përqindja e njerëzve amerikanë që besonin se situata po qëndron e njëjtë u rrit nga 21% në 29% gjatë së njëjtës periudhë.

Përveç kësaj, sondazhi tregoi se optimizmi i vendit mund të mos kthehet, pasi shumica e amerikanëve thanë se mendojnë se rastet e Covid-19 do të rriten në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Rreth 66% e të anketuarve thanë se SHBA do të shihnin rritje të moderuar të rasteve të Covid-19 në vjeshtë dhe dimër.

Sondazhi i fundit u krye në fund të Korrikut dhe fillim të Gushtit, kur rastet e reja ditore të koronavirusit ishin mesatarisht rreth 120,000. Numri i infeksioneve Covid-19 është rritur në Shtetet e Bashkuara pasi nënvariantet e reja BA.4 dhe BA.5 po rrisin infeksionet edhe në mesin e të vaksinuarve plotësisht. Për të frenuar valën e re të infeksioneve, do të krijohet një departament i ri, i pavarur qeveritar për të udhëhequr punën kundër pandemisë në mbarë vendin.

Klan News