Ashtu siç ishte paralajmëruar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot edhe ndërtesën e fundit të ngritur pranë lumit Gjanicë në Fier.

Kjo është pjesë e fazës së parë të projektit për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica.

Zona rreth godinës 5-katëshe u izolua me perimetër sigurie, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Per prishjen e tij specialistët hapen rreth 400 vrima dhe përdoren  6 kg tritol.

Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte.

Tv Klan