Një tjetër aksident tragjik është regjistruar në Shkodër në mesditë. B. B, dyzet e shtatë vjeçe, nga Rreçi i Malësisë së Madhe, e cila sapo ka zbritur nga furgoni është marrë zvarrë përreth tridhjet metra nga një autoveturë tip Benc (Benz). Dyzetë e shtatë vjeçarja, me profesionin mësusese, ka vdekur në vënd, ndërsa policia ka shoqëruar drejtusin e Benxit (Benz) që bëri aksidentin.
Edhe në Librazhd rreth orës tetë të mëngjesit në vëndin e quajtur Pishkash, një furgon, me targa të Pogradecit, është përplasur me një Benc (Benz) duke u plagosur shoferi si dhe pasagjeri i furgonit. I plagosuri, Sh. G, është transportuar në Spitalin e Librazhdit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por duke parë gjëndjen e tij të rënduar është kërkuar ndihma e një helikopteri, i cili e ka sjellë atë në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit, ndërsa drejtusi i Bencit (Benz), A. K, është ndaluar nga Policia e Librazhdit. /tvklan.al