Tre persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e shqiptarit Dritan Idrizi, ngjarje e ndodhur në Tavullia të Italisë. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë. Mes tyre, dy akuzohen për dëmtime të rënda ndërsa një tjetër, për vrasje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, autori e ka pranuar krimin, por ka thënë se ka reaguar për të mbrojtur veten, gruan dhe djalin.

Dinamika e ngjarjes ka qenë kështu: fillimisht ka pasur një debat të ashpër mes dy familjeve. Autori ka qenë bashkë me gruan dhe fëmijën. Ndërsa viktima ka qenë i shoqëruar me dy të afërm të tjerë, një 28-vjeçar kamarier dhe një 54-vjeçar bodybuilder.

Por më pas ka filluar dhuna që çoi në vrasjen me thikë të 38-vjeçarit Idrizi. Arsyet e ngjarjes po hetohen ende. Sipas informacioneve të para, viktima kishte për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh për një punë ndërtimi.

Nga ana tjetër, ka pasur tensione në morg, ku qëndronte trupi i pajetë i 38-vjeçarit.

Na tregoni Dritanin”, thonin ata.

Rreth 20 të afërm të tij u mblodhën para morgut. Kërkesa e tyre ishte të shihnin trupin e njeriut të tyre, por duke qenë se po kryhet autopsia u desh ndërhyrja e policisë që të ndalonin shqiptarët.

Sipas mediave, Idrizi ishte dërguar në spital nga disa të afërm, por plagët ishin shumë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.

38-vjeçari ishte babai i një vajze të vogël. Së fundmi jetonte në shtëpinë e një të afërmi në San Giovanni. Ai ishte i papunë dhe kishte një precedent penal, pasi në 2017-ën ishte arrestuar për drogë./tvklan.al