Paulo Dybala nuk do të largohet nga Roma. Sulmuesi argjentinas zgjodhi ekipin e zemrës dhe refuzoi milionat nga Arabisa Saudite.

“Shihemi të dielën”, ishte mesazhi i tij në Instagram, që bëri të lumtur tifozët e Romës.

Kur dukej se transferimi do të realizohej, erdhi vendimi i papritur i 30-vjeçarit.

Lojtari do të përfitonte 75 mln euro në tri vite.

Ndërsa Roma 3 mln Euro nga klubi i sapongjitur në Ligën Profesioniste Saudite AL-Qadsiah, plus edhe tre të tjera bonuse. Në total do të arrinte të kursente 50 mln Euro bruto.

Sipas Corriere.it, edhe fluturimi drejt Arabisë Saudite ishte rezervuar, por në fund, sulmuesi vendosi se do të qëndronte në kryeqytet e do të luftonte për trofe me verdhekuqtë.

Dybala do të vazhdojë që të luajë në Serie A, ku u bë pjesë në vitin 2012, pasi firmosi me Palermon.

Klan News