Të ftuar:

Genc Fuga – Aktor

Nini Feshti

Albana Bejko – Moderatore

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Qepë të mbushura me mish dhe oriz

6-7 kokrra qepë mesatare

-Mbushja

300 gr mish të grirë
1 qepë
1 filxhan çaji oriz
3 lugë gjelle majdanoz
2-3 thelpinj hudhër
50 ml vaj ulliri
3 lugë gjelle pure domate
Kripë + piper të zi + 1 lugë çaji nenexhik
Pak piper pikant ( opsionale )

-Për salcen

1 lugë gjelle salcë domate koncentrat
Vaj ulliri
400 ml ujë të nxehtë ( 2 gota )
Kripë
1 lugë gjelle gjalp

Fillimisht qerojmë qepen dhe bëjmë një prerje deri në gjysmën e qepes( pa e ndarë atë). Vendosim qepet në një tenxhere i mbulojmë ato me ujë të valuar vendosim kapakun dhe i lëmë ato të ziejnë për 15 -20 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim të gjithë përbëresit e mbushjes dhe i përzjejmë ato mirë me dorë. Largojmë qepet nga zjarri i kullojmë ato dhe i lëmë ti bierë pak temperatura e lartë. Prerjet që kemi bërë tek qepa na ndihmon që të nxjerrim fletët e qepes shumë lehtë. Më pas vendosim në cdo flet qepe nga një lugë caj me mbushje. Vendosim qepet e mbushura në një tigan të thellë njëra pas tjetres, ku mbyllja e mbushjes të jetë nga poshtë. Në një tas tjeter vendosim të gjithë përbëresit e salces i përziejmë ato mirë në ujë të nxehtë dhe shtojmë salcen mbi qepë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në temperaturen mesatare 30- 40 minuta. Nëse dëshironi të gatuani në furrë mbulojmë taven me leter pjekje të lagur dhe i pjekim në temperaturen 200 grade celcius për 30 minuta. Të mbuluara më pas largojmë letren dhe i lëmë 10-15 minuta në temperaturen 180 gradë ,i shërbejmë me pak salcë kosi ose kos.

Lakror me miell misri dhe kungull të njomë

800 gr kungull të njomë
3.5 filxhan çaji miell misri
80 ml vaj ulliri
40 gr gjalp
3 vezë
1 tufë kopër
400-500 ml qumësht
Kripë
150 gr djathë ( opsionale )

Pastrojmë dhe grim kungujt në rende i spërkasim pak me kripë dhe i lëmë të pushojnë 10 deri në 15 minuta. Më pas i kullojmë lëngun dhe i vendosim në një tas. Shtojmë te kungulli dy gota qumësht afërsisht 400 ml. Shtojmë vezët i përziejmë mirë më pas shtojmë miellin e misrit +vaj+ cioperin e grirë +kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalp ose vaj dhe i pudrosim trashë me miell misri të cilin e spërkasim me pak qumësht. Shtojmë brumin e përgatitur e nivelojmë atë e pudrosim përsëri me miell misri e spërkasim përsëri me qumësht duke vendosur në sipërfaqe disa copa gjalp. Shënim: Pasi përgatisim brumin nëse dëshironi mund të shtroni djathë të thërmuar 150 gram e vendosim në furrë në temperaturen 250 gradë për 30 minuta.

A mund të blejë paraja lumturinë?

A mund të na bëjnë shumë para të pakënaqur?