Shkencëtarët shënuan një moment të rëndësishëm në fushën e kimisë nukleare pasi arritën të krijojnë livermorium, një nga elementët më të rëndë të planetit.

Metoda inovative konsiston në nxehjen e izotopit të rrallë të titan-50 në thuajse 1650 gradë Celsius për të lëshuar jonet që më pas bombardohen drejt një elementi tjetër. Eshtë hera e parë që kjo teknikë përdoret në prodhimin e një elementi kaq të rëndë.

Por qëllimi kryesor është prodhimi i elementëve edhe më të rënda se livermoriumi. Shkrirja e një rrezeje titani me plutoniumin ishte një eksperiment për të krijuar unbinlium, një element që përmban 120 protonë.

Për të prodhuar livermoriumin, u deshën 22 ditë eksperimentesh në Berkeley Lab’s. Në ciklotronin e laboratorit, jonet e rënda të titanit u kthyen në një rreze mjaftueshëm të fuqishme për t’u shkrirë me objektivin. Kjo solli krijimin e dy atomeve livermoriumi.

Mendohet se procesi për të përftuar unbinilium do  të zgjasë  rreth 10 herë më shumë.

Kjo arritje shënon një hyrje të re të SHBA-ve në garën për të të krijuar elemente shumë të rënda. Garës së nisur prej vitit 2006 mes Rusisë, Gjermanisë e Kinës tashmë i bashkohet edhe SHBA. Krijimi potencial i unbiliumit ka interes shkencor për “ishullin e qëndrueshmërisë”, një teori ku elementët shumë të rëndë kanë gjysmë-jetë të gjata për shkak të ‘numrit’ magjik të protoneve dhe neutroneve./tvklan.al