Vullkani në malin Etna, në ishullin italian të Siçilisë, shpërtheu sërish këtë të dielë, duke dhuruar një shfaqje spektakolare në agim.

Një shtëllungë masive hiri dhe tymi u ngrit në qiell nga krateri juglindor i vullkanit më të lartë dhe më aktiv të Evropës.

Aktiviteti vullkanik i Etnas është intensifikuar këtë javë me shpërthime të fuqishme pas një periudhe pushimi katërvjeçare.

Vullkani që gjendet në një lartësi prej 3330 metrash, është më i larti në Evropë dhe besohet se ka historinë më të gjatë të dokumentuar të shpërthimeve midis të gjithë vullkaneve, me të dhëna që datojnë që nga viti 425 para erës sonë.

Tv Klan