Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PBK Shkodër:- “Kryesia e Partisë së Ballit Kombëtar, bëri analizën e punës së saj, njëkohësisht analizën e rezultateve të zgjedhjeve të 12 Tetorit dhe duke pasur parasysh rezultatet, mosvotimin e alternativës së saj, vendosi që komplet kryesia të japë dorëheqjen. Nga kjo kryesi, katër nga anëtarët e kryesisë dhanë dorëheqje të pakthyeshme. Kryetari që jam unë, Mentor Çuku, Bardha Saraçi dhe Miash Rripaj. Kjo u bë për t’i hapur rrugë lëvizjeve demokratike brenda Ballit, ishte një detyrë e kryesisë, që të krijojë mundësinë e një konference të jashtëzakonshme. Në një të ardhme të afërt, mendoj që deri në këtë moment të krijohet një grup pune dhe drejtimin do ta mbajë kryetari deri në momentin që do të zgjidhen në konferencën e jashtëzakonshme, strukturat e reja të partisë”./tvklan.al