“Shprehim bindjen se respektimi i të drejtave themelore të njeriut përbën bazën e marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve. Shoqata Çamëria dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehim bindjen se zgjidhja e çështjes çame do t’i shërbente forcimit të marrëdhënieve së miqësisë së mirë mes dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Evropës Juglindore. Çdo përpjekje për të zgjatur statusquo-në duke i mohuar komunitetit çam të drejtat e tij themelore të njeriut nuk do t’i shërbente këtyre qëllimeve”./tvklan.al