Kampionati evropian nuk është vetëm burim argëtimi për ata që e vizitojnë Zvicrën dhe Austrinë, por dhe një burim trishtimi ndonëse pa e kuptuar.

Turistët e futbollit mund të humbasin gjatë udhëtimit të tyre 30.4 milion euro ose 3.7 miliard lekë nga paratë e xhepit sipas një studimit të Mastercard, që është edhe sponsor zyrtar i Euro 2008.

Kjo shumë e ndarë mes 5 milion personave që do të qëndrojnë gjatë gjithë muajit ne qytetet ku do të zhvillohen takimet është e papërfillshme pasi janë vetëm 6 euro ose 730 lekë.

Mastercard, një nga liderët e kartave të kreditit në botë, pas një analize të bërë ka llogaritur se një humbje e tillë shkaktohet nga komisionet që mban gjatë këmbimit valutor në euro në Austri dhe franga në Zvicër.

Sipas studimit të hollat humbasin dhe për çeqet e udhëtimit, të cilat përdoren në vend të parave të thata apo të restove që nuk kthehen nëpër shërbime të ndryshme si transporti publik e shitësit ambulantë.

Me këto para të çuara dëm tifozët mund të pinin 9 milion e 750 mijë gota birrë ose të blinin 27 mijë e 638 televizorë me ekrane të sheshtë apo 432 mijë ora muri zvicerane./tvklan.al