Aeroporti ndërkombëtar i Katanias është mbyllur për shkak të një shpërthimi të vullkanit Etna që ka shkaktuar shtëllunga të mëdha hiri.

“Pista në aeroportin e Katanias është e papërdorshme për shkak të hirit vullkanik. Si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga aeroporti.

Një nga vullkanet më aktivë të Evropës, Etna filloi të shpërthejë me një intensitet të lartë këtë të martë.

Derisa hiri të hiqet plotësisht dhe të pushojë fenomeni shpërthyes, aeroporti do të qëndrojë i mbyllur.

Vullkani 3.200 metra i lartë mund të shpërthejë disa herë në vit, duke nxjerrë llavë e duke hedhur hi mbi ishullin mesdhetar të Sicilisë.

 Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

Klan News