5 minatorë kanë mbetur të plagosur këtë të enjte në minierën e Shëngjunit në Klos. Burime të policisë thonë se punonjësit kanë rënë në kontakt me një minë, që ka shpërthyer.

3 prej minatorëve mësohet se kanë marrë plagë më të rënda dhe janë nisur drejt Tiranës.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 01:00, në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës.

“Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës, në tranverbangun e minierës, gjatë punës dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front”,

sqaron policia.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Q.L, 49 vjeç, SH.L, 32 vjeç, R.S, 57 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, si dhe K.M, 31 vjeç, B.H, 28 vjeç. Këta të fundit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al