Superligës i kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e saj dhe duket se vetëm titulli kampion është i sigurt. Partizani i duhet vetëm matematika për të fituar trofeun pas 26 vitesh. I këtij mendimi është edhe Shpëtim Duro, i cili ka drejtuar shumë ekipe në Superligë, përfshi të kuqtë.

Shpëtim Duro, trajner, specialist futbolli

Është një kampion që Partizani e ka merituar ku pjesën më të madhe të kampionatit ka kryesuar por edhe për faktin që nuk ka patur rivalitetin e duhur, kështu që titulli pothuajse ka shkuar te Partizani.

Gara mbetet e hapur për Europën dhe mbijetesën. Trajneri i njohur shikon disa skuadra që janë pranë kualifikimit në turnetë kontinentalë, ndërsa mendon se Tirana do të qëndrojë në Superligë.

Shpëtim Duro, trajner, specialist futbolli

Aty do të jetë lufta më e madhe, por është në varësi dhe të kupës janë 3-4 skuadra. Të shohim cili ekip do të jetë më e fortë për të realizuar objektivat. Janë 3 skuadra që rrezikojnë, Luftëtari, Tirana dhe Kastrioti. Pa dashur të paragjykoj, por e shikoj se Tirana do të mbijetojë, se ka kualitete dhe ndoshta gabimet e veta e kanë çuar në këtë situatë.

Në përballjet e javës së 32 bie në sy takimi Flamurtari – Partizani, ndërsa Kukësi i merr fitoren dhe pikët në tavolinë, pasi kalendari e përball me Kamzën e përjashtuar.

Tv Klan