Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria u ndodh në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike, për shkak të një kolapsi total të sistemit energjitik në vend.

Në Tiranë pati edhe problematika në qarkullim për shkak të mos funksinimit të semaforve.

Sipas një njoftimi paraprak të Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Sipas minsitrisë nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

Këtë të premte Shqipëria, por edhe i gjithë ballkani po përjetojnë temperatura ekstreme mbi 40 gradë Celsius.

Pas manovrimeve u bë e mundur që energjia të kthehej në të gjithë vendin pas një ndërprerje prej rreth 30 minutash.

Klan News