40 turistë amerikanë mbërritën në Durrës me këtë velierë me flamur grek. Mjeti lundrues “Panorama” u ankorua në portin e këtij qyteti ndërsa pasagjerët e saj e kishin edhe Durrësin si ndalesë gjatë turit të tyre në detin Mesdhe. Turistët nuk shijuan vetëm detin Adriatik, por edhe zonën tjetër të qytetit duke u tërhequr nga historia dhe trashëgimia kulturore.

Panorama është një nga velierat më të mëdha në llojin e saj pasi ka tri direkë dhe është e gjatë 54 metra. Ajo ka ndaluar edhe më parë në portin e Durrësit duke sjellë vizitorë të shumtë ndërsa lundron nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Zi.

Shumë prej turistëve kanë zgjedhur që të vijnë në Durrës me mjete lundruese përfshirë edhe kroçierat. Prenotime nga këto të fundit ka edhe për muajt e mbetur të vitit ndonëse kulmi ka qenë gjatë sezonit veror ku kroçierat kanë sjellë në Durrës turistë të shumtë të kombësive të ndryshme

Klan News