Nxehet më shumë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara.

Në një anti-reklamë të republikanëve të shfaqur në televizion sheh Britney Spears, dhe Paris Hilton si dhe demokratin Barack Obama.

Tre figura që për shtabin e John McCain janë të famshme dhe me pika të përbashkëta në karrierë.

Spoti ngacmues i ekipit të McCain shoqërohet me pyetjen për Obamën: Ai është njeriu më i famshëm në botë, por a është gati të udhëheqë?

Dueli verbal mes dy rivalëve për Shtëpinë e Bardhë ka vazhduar pasi në kundërpërgjigje të këtij spoti Obama thotë se veterani i luftës ka një emër qesharak dhe një fytyrë që nuk i ngjan aspak atyre të presidentëve të tjerë, imazhet e të cilëve i gjen në kartëmonedhat pesë dollarëshe.

Obama nuk është i shqetësuar për krahasimin me Paris Hilton dhe Britney Spears dhe i tha hapur rivalit të tij, kaq di të bësh?

Ndërkaq disa anëtarë të komunitetit me ngjyrë në Shën Peterburg të Floridas kanë ngritur zërin në një tubim duke kapur pothuajse të papërgatitur senatorin e Ilinoisit.

Njëri prej tyre u shpreh se Obama nuk po adreson problemet e këtij komunitetit dhe kandidatit për president iu desh ca kohë që të formulonte përgjigjen. Në fund senatori u përgjigj me thirrjet për bashkim të Amerikës./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle