Shëmbja e një shtëpie muze në qytetin e Gjirokastrës dhe vdekja e një gruaje në rrënojat e saj ka kthyer vetëm vëmendjen për të bërë evidentimin e situatës katastrofike që gjenden shtëpitë e kësaj kategorie në qytetin-muze. Në fakt janë 100 shtëpi karakteristike që mund të shemben nga momenti në moment, sepse të paktën prej 13 vitesh për këto shtëpi nuk është dhënë asnjë lek për t’i mirëmbajtur edhe pse Gjirokastra ka 8 lagje të konsideruara muze. Për kryetarin e Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës mosakordimi i fondeve të nevojshme do ta kthejë këtë qytet në një gurore antike.
Flamur Bime : “sepse ligji që është bërë për trashgiminë kulturore dhe për mbrojtjen e kesaj trashgimie unë mendoj se nuk i përket dhe është jashtë realitetit të Gjirokastrës, sepse po të marrim që në momentin e parë, ligji garanton kredi për të gjithë individët për 8 lagjet që janë shpallur zonë muze në Gjirokastër, gjë që është absolutisht e pamundur, por edhe në akordimin e kredisë për kategorinë e parë që shteti ka detyrimin prej 70% dhe qytetari 30% ose në kategorinë e dytë të ndërtsave që janë në Gjirokastër që shteti garanton 50% të kredisë dhe 50% duhet ta garantojë qytetari, kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk është dhënë deri në ktë moment dhe nuk është implementuar asnjë lloj kredie nga ana e shtetit. Pra kjo, ky ligj ë dhe disa rregullore që janë aprovuar për qytetin e Gjirokastrës bien ndesh me realitetin e Gjirokastrës. Gjithashtu unë dua të theksoj, sepse domethënë Gjirokastra është qytet muze dhe ka në përfshirjen e ksaj zone muzeale rreth 8 lagje. Pra, të mbash një qytet muze me 8 lagje do të thotë që të akordosh edhe fonde për të. Ka 13 vjet që pothuajse nuk është akorduar asnjë lloj fondi duke përjashtuar vitin e sivjemë që dhe sivjet janë shumë pak.”
Ndërsa për qytetarët gjirokastritë bashkëjetesa me shtëpitë që mund të shemben është një ankth që vazhdon.
“Problemet e shpisë janë, domethënë ktu Gjirokastra është katastrofike. Komplet shpitë janë, ja mund t’i merrni n’intervistë, t’i shikoni, janë ngado katastrofike, duhet të vejë dorë qeveria, nuk e di çfarë mund të behet këtu. Ktë që pësova unë mos ta pësojnë dhe të tjerët.” /tvklan.al