Gjykata e Fierit shtyu për në datë 31 Korrik seancën për shqyrtimin e kërkesës së Alfred Belerit për liri me kusht.

Beleri, i cili prej javës së shkuar është anëtarë i Parlamentit Europian, u paraqit me pranga në duar në Gjykatë ku qëndroi rreth 20 minuta.

Por seanca e parashikuar për ditën e sotme nuk u zhvillua për shkak të mungesës së raportit të vlerësimit nga institucioni i burgut ku vuan dënimin dhe dëshmisë së penalitetit.

Ndaj ai u kthye sërish në ambientet e burgut në pritje të seancës së radhës gjyqësore.

Alfred Beleri është dënuar me 2 vite burg me vendim të formës së prerë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Tv Klan