Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Vebi Alimuçaj. Sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë ishte planifikuar të niste procesi ndaj ish bosit të VEFA-s Vebi Alimuçaj. I akuzuar për mashtrim dhe shpërdorim të shumave të mëdha dhe më pas dhe për krijim të bandave të armatosura, Vebi Alimuçaj është arrestuar e izoluar prej më shumë se një viti.

Pas një kalvari të gjatë shtyrjesh, mungesës së herëpashershme të Prokurorit Ajaz Gjeta, edhe sot është shtyrë. Kjo sepse Vebi Alimuçaj sipas avokates ai ishte i sëmurë dhe ndodhej në spitalin e burgut. Gjyqtari Themi Petku vendosi që seanca të shtyhet një ditë tjetër pasi avokatja e Vehbi Alimuçaj nuk kishte prokurë të lëshuar nga ky i fundit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj