Maturantet kanë afat deri me 4 Gusht për të aplikuar në universitet, duke plotësuar formularin A2 me 10 degët preferenciale.

Sipas Arjan Xhelajt drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, konfirmimin e të dhënave në sistem e kanë bërë rreth 20 mijë maturantë dhe se të drejtën të aplikojnë për sistemin bachelor e kanë ata maturantë që kanë mesatare mbi 6.5, ndërsa ata që e kanë më poshtë mund të aplikojnë për sistemin profesional 2-vjeçar.

Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar: Kemi mbi 10 mijë maturantë të cilët kanë aplikuar dhe i kanë shprehur preferencat e tyre, që është një shofer shumë e mirë sepse mbi 50% e maturantëve kanë aplikuar tashmë. Ne kemi rreth mbi 20 mijë maturantë që kanë shprehur dëshirën për të vijuar studimet. Oferta akademike është mëse e gjerë, kemi 660 programe studimi ne ciklin e parë që janë programet profesionale, ato bachelor dhe të integruara. Numri i kuotave është rreth 30 mijë, përgjithësisht çdo vit universitet përgatiten me atë numër kuotash aq sa është numri i atyre që plotësojnë formularin A1-A1Z. Pastaj duke parë ecurinë e viteve regjistrimet lëvizin diku te 22 mijë ose 23 mijë.

Sipas Xhelajt edhe maturantët ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.

Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar: Maturantët ekselentë me mesatare 9.5-10, rreth 90% ose edhe pak më shumë janë konfirmuar në sistem, që do të thotë se ato kanë shprehur dëshirën për të vijuar studimet në Shqipëri, pastaj procesi i regjistrimit do të tregojë më tej se si vijojnë regjistrimet e tyre. Për 5 deri në 10 vjet kemi një përqindje të mirë të maturantëve, gepi më i madh është diku poshtë mesatares 6.5, krahasuar me ata që janë A1Z që nuk janë konfirmuar në sistem edhe që mbase nuk i vazhdojnë më studimet akademike dhe është normale pasi jot ë gjithë i vazhdojnë.

Maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në ato degë që kanë konkurs, listat dhe afatet do ti gjejnë pranë fakulteteve përkatëse.

Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar: Universitet të cilat kanë konkurse, teste fillojnë shkarkimin e listave dhe do të bëjnë publike brenda datës 6 listat e maturantëve dhe data kur do të jenë konkurset që do të thotë se universitete si mjekësia që ka testin e informatizuar, sportet, artet dhe arkitektura që ka gjithashtu test.

Fituesit në universitet do të shpallen më 27 Gusht, ndërsa regjistrimet e fituesve pranë sekretarive mësimore do të bëhen nga data 30 Gusht deri më 13 Shtator.

Klan News