Gjëja më e mirë është që të flini çdo natë në të njëjtën orë, por nuk ndodh kështu. Disa netë, e gjeni veten duke krijuar skenare në kokën tuaj… Stresoheni për gjëra të së shkuarës, apo për të ardhmen! Ekzistojnë disa taktika që ta “fikni” mendjen tuaj.

Përgatituni paraprakisht

Kur shtriheni, largoni shpërqendrimet, shqetësimet dhe stresin. Mos mbani vesh zhurmat apo çdo lloj tingulli përreth. Mirë është të krijoni dritën e duhur në dhomën tuaj.

Shkruani mendimet tuaja

Një ditar do ju ndihmonte nëse shkruani në të 30 minuta para gjumit. Meditimi gjatë ditës po ashtu. Më pas mundohuni të ndani shqetësimet hipotetike me ato reale. Hipotetike të tipit: Po nëse bëj një gabim dhe humbas punën?! Realet: Bëra një gabim dhe humba punën.

@denverskindoc Stitch w/ @sidneyraz say goodbye to the Sunday Scaries and fall asleep quickly with this doctor approved sleep hack! #sleephack #todayilearned #wishiknew #howtofallasleepfaster #cognitiveshuffling #cognitiveshuffle #sleephelp #doctor #medicine #sleep #sundayscaries #doctorhack #fallingasleep #anxiety ♬ original sound – Dr. Scott Walter | Derm

“Metoda e përzierjes”

Dr. Scott Walter sugjeron që të ndiqni modelin e ëndrrave të vogla. Po çfarë do të thotë kjo? Nisni numërimin, mendoni për një fjalë për secilën shkronjë të alfabetit. Kjo është teknikë në trajtë loje që largon mendimet negative. Ju i jepni komandën trurit tuaj se është gati për gjumë./tvklan.al