Rritja e çmimit të energjisë sipas KESH-it ishte e pashmangshme. Drejtori i divizionit të prodhimit në KESH Luigj Pjetri me anë të një deklarate për shtyp, ka bërë të ditur se propozimi i tarifave të reja për çmimin e energjisë elektrike është bërë duke patur parasysh koston e prodhimit vendas, importit, trasmetimit dhe shpërndarjes.
Luigj Pjetri: “Nevojat e mëdhaja me energji elektrike mbulohen nga prodhimi vendas dhe importi, ku kosto e tyre sëbashku varjon nga 1-2.5 kilovat për orë, në funksion të situatës hidrike të prodhim-improtit. Tarifa mesatare e shitjes së enrgjisë elektrike nga ana KESH-it, konsumatorëve të cilët janë të klasifikuar si nga niveli i tensionit ku furnizohen ashtu edhe natyra e konsumatorit, duke marrë parasysh dhe familjet në nevojë për vitin 2004 duhet të jetë 6.62 lekë për kilovat/orë.”
Pjetri i është përgjigjur dhe politikanëve të ndryshëm që kanë kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.
Luigj Pjetri: “Është mirë që më parë ti drejtohen këtij opinioni, energjia elektrike të konsiderohet si mall tepër i domosdoshëm i tij, i cili siguron më shumë vështirësi si nga prodhimi dhe nga inporti. Ta konsumojmë atë me kursim dhe mos të abuzojmë duke ndërtuar vila dhe shtëpi me vargje llampash. Të mos takojmë non stop paisjet ngrohëse, ti drejtohen arkave të KESH-it për të paguar faturat e energjisë elektrike.”
Sipas Pjetrit në të ardhurat e KESH-it, influencon negativisht mosarkëtimi i faturave jo vetëm për vlerën e energjisë elektrike, por edhe për faktin që KESH nëse e arkëton apo jo faturën, paguan TVSH./tvklan.al