Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Mjeku duhet të bëjë vetëm detyrën dhe jo më pazare për shërbimin që kryen, kjo pas futjes së skemës së sigurimeve shëndetësore. Instituti që mbulon këtë skemë kërkon të njohë pacientët me rrugën e përfitimit të shërbimit falas.

Ekzaminimet e shtrenjta si skaner e rezonancë magnetike, falë librezës shëndetësore e kontaktit me mjekun e familjes do të kryhen pa para. Sipas drejtorit leka këtë reformë mund të mos e duan elementë që përfitonin para nën dorë, tashmë çeku i sigurimeve pret rrugën e abuzimit.

Gjergj Leka: “Askush nuk mund të marrë shërbim falas në qoftë se nuk ka librezë shëndetësore. Askush nuk duhet të paraqitet tek qendra shëndetësor, tek spitali dhe në rastin konkret tek QSUT në qoftë se nuk ka të zbatuar sistemin e referimit. Duke nisur nga data 1 Gusht, secili pacient njihet me vlerën që paguhet në emër të tij, njihet se sa vlen shërbimi që ai do të marri dhe kjo mendojmë se krijojmë një transparencë, pacienti nuk ka pse paguan më”.

Zyra e Sigurimeve Shëndetësore e hapur pranë Qendrës Spitalore bën planifikimet e këtyre shërbimeve. Spitali nuk përfiton më fonde vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, por dhe Instituti i Sigurimeve. Ky institut mendon të shtrijë skemën e tij edhe në shërbimet private./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti