Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, pranoi problemet te juglindorët në këtë fillim kampionati, duke thënë se ekipi nuk ka vazhdimësi. Sipas tij, tani nuk nevojitet më loja e bukur por vetëm tre pikët.

Gvozdenovic e cilësoi ndeshjen me Egnatian si shumë të vështirë, për shkak të kundërshtarit të fortë që është përballë, por theksoi se skuadra e tij është gati për këtë përballje dhe beson te rezultati pozitiv.

“Nuk kemi vazhdimësi deri tani, vetëm rezultate nuk kemi, të tjerat i kemi, por tani të rëndësishme janë vetëm pikët. Nuk kemi nevojë të luajmë bukur, nuk kemi nevojë të flasim shumë, kemi nevojë vetëm për pikët. Duhet të ndryshojmë përgjegjësitë. Sepse ne në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, Dinamos, Tiranës ishim 1-0 për ne, 2-1 për Tiranën. 1-1 kundër Dinamos, 2-1 për Dinamon. 1-1 kundër Partizanit dhe pastaj 2-1. Përgjegjësia dhe besimi duhet të shkojë më mirë për ne.

Egnatia është skuadër e mirë dhe e fortë, por kjo është situata. Edhe ata kanë një problem brenda pas dy humbje radhazi, është ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Ne jemi gati, sot kemi stërvitjen e fundit. Situata është e mirë, Yuridhe Tare filluan stërvitjen me grupin. Tani do shohim.

Çdo skuadër mendon për fitore, edhe Skënderbeu. 100% e sigurt është që do fusim një skuadër të fortë, për një besim pozitiv, pastaj si do dalim do flasim nesër më shumë.”, deklaroi Gvozdenovic.

Ndeshja Skënderbeu-Egnatia do të luhet në Korçë të shtunën, duke nisur nga ora 19:00.

/tvklan.al