Fitorja me Laçin javën e kaluar ka motivuar më shumë lojtarët e Skënderbeut. Trajneri i skuadrës korçare, Ivan Gvozdenoviç gjithsesi kërkon që t’i mbajë me këmbë në tokë futbollistët që do të luajnë të dielën në kryeqytet ndaj ndaj Tiranës. 

Ivan Gvozdenoviç: Nga aspekti i motivimit dhe ana psikologjike është diçka e mirë. Ne jemi me këmbë në tokë, pasi kemi një ndeshje të vështirë në fushën e Tiranës, por jemi gati.

Bardheblutë në 6 javët e para të kampionatit kanë vetëm barazime dhe ndaj skuadrës korçare që jashtë fushe nuk ka marrë asnjë pikë do të kërkojnë fitoren e parë.

Bledi Shkëmbi: Shpresojmë që të mbyllim serinë e barazimeve. Patjetër që 3 pikët do të na japin qetësi më shumë besim. Kundërshtari meriton respket për atë që ka bërë në këtë kampionat edhe vjet.

Diferenca mes Skënderbeut dhe Tiranës është vetëm 1 pikë.

Tv Klan