Sokol Cikalleshi shënon sërish në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit të përkohshëm të Osmanlispor me Sivaspor.

Gjithsesi, Cikalleshi nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij që humbi ndeshjen. Osmanlispor tashmë gjendet në vendin e parafundit në Superligën turke, por goli i sulmuesit kuqezi ishte një tjetër sinjal për trajerin Panucci…Cikalleshi ka shnuar 5 gola deri tani me skuadrën e tij.

Tv Klan