Protesta e opozitës po bie në vesh të shurdhët te kryeministri Fatos Nano në mënyrë që ai të dorëzojë pushtetin. Deputeti i partisë demokratike Sokol Olldashi shprehet e masat popullore do ta detyrojnë atë të largohet. Kështu misioni i lëvizjes “Nano ik!” është në proces të realizimit të qëllimit që ka, por sipas Olldashit, vlen të theksohet se zgjedhjet parlamentare nuk do ta gjejnë Nanon kryeministër.
Sokol Olldashi: “Problemi nuk është, ne nuk kemi pritur që të gjejmë vullnetin e duhur nga zoti Nano, sepse këtë e ka dëshmuar që nuk e ka. Problemi është tjetër, problemi është që zoti Nano, pritet që ai të ikë, pritet që ai të detyrohet të ikë. E keqja po themi të vetlargohet, e keqja përgjithësisht operohet, pastrohet detyrohet të largohet.”
Gazetarja: Kush do ta bëjë këtë?
Sokol Olldashi: “Shoqëria. Shoqëria shqiptare nën drejtimin politik të opozitës.”
Olldashin e shqetëson mesazhi që vjen nga faktori ndërkombëtar i njëjtë me atë të opozitës që vendi ynë nuk ka për të patur stabilitet për sa kohë s’do të arrihen zgjedhjetë lira e të ndershme. /tvklan.al