Shqipëria mëson sot kundërshtarët e saj që do të ketë në grup në finalet e Europianit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Shorti do të hidhet në Hamburg në orën 18:00. Gjithçka do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin Klan nën komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.

Por surprizat për shikuesit e Tv Klan nuk mbarojnë këtu! Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Hamburgu do të jetë gazetari Blendi Fevziu, që do të na tregojë më shumë për atmosferën atje.

Pra me pak fjalë të gjithë tifozët e kombëtares të stacionohen pasdite para Tv Klan për t’u njohur më mirë se çfarë na pret në Gjermani!


Gjithçka pritet të përcaktohet sot teksa Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Danimarkën, Turqinë, Rumaninë dhe Austrinë.

Në vazon e parë, që janë skuadrat më të forta, ndodhen ekipe si Anglia, Spanja, Belgjika, Portugalia, Franca dhe Gjermania.

Në vazon e tretë ka ekipe si Holanda, Skocia, Kroacia, Çekia, Sllovenia dhe Sllovakia.

Ndërsa në vazon e katërt janë deri më tani Italia, Serbia dhe Zvicra. Emrat e 3 skuadrave të tjera do të mësohen pasi të luhen ndeshjet play-off.

Kujtojmë se Televizioni Klan ka fituar gjithashtu të drejtën televizive për të transmetuar ndeshjet e Shqipërisë dhe skuadrave të tjera të rëndësishme që do të marrin pjesë në Europian.

Ndeshjet do të transmetohen pa asnjë pagesë./tvklan.al