Supergoli “alla Roberto Carlos” i Dimarco të Parmës fut në krizë Interin. Humbja 1-0 e zikaltërve të shtunën ka nxitur polemika të shumta pas ndeshjes. Në qendër të kritikave është trajneri Luciano Spalletti, i cili para gazetarëve ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen.

“Nëse humbet 2 ndeshje është e vështirë të gjesh justifikime. Duhet të bëjmë më shumë dhe unë kam përgjegjësi sepse të gjithë po japin nën potencialin e tyre. Në terma afatgjatë kemi bërë mirë. Në pjesën e parë nuk u lejuam asgjë”.

Te Interi akuzojnë arbitrat edhe për një penallti të padhënë.

“Është e pabesueshme. Devijimi ishte qartësisht me dorë. Nuk e di nëse topi po shkonte drejt portës, por prekja ishte me brryl”.

Në sfidat e tjera bie në sy fitorja minimale e Napolit ndaj Fiorentinës me golin e Insigne. Në fushë për 90 minuta ishte edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj që bëri një paraqitje e cila u vlerësua nga mediat italiane.

Tv Klan