Arne Slot nuk ishte në gjendje që të firmoste me disa prej futbollistëve që donte përpara ndeshjes së tij të parë në Premier League si trajner i Liverpool-it, por holandezi tha se ndihej i kënaqur me forcën që të kuqtë kanë.

Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi vendosi të mos bashkohet me “të kuqtë” pavarësisht përpjekjeve.

Tekniku u shpreh në konferencë për shtyp se ishte e vështirë që të gjente lojtarët e duhur për ekipin e tij.

“Ne do të vazhdojmë me ata që kemi! Nuk jemi në pozitë të keqe! Zubimendi vendosi që të mos vinte, ne bëmë çdo përpjekje. Nuk po përpiqemi që të ndryshojmë gjithçka. Faktikisht nuk bëmë shumë ndryshime pasi gjërat po shkonin mirë. Për fatin tim të mirë, djemtë e njihin mirë shumicën e këtij stili të luajturi, sepse shumë gjëra kanë qëndruar njësoj dhe ne jemi përpjekur që të përmirësojmë, atë çfarë e bën ekipin më të mirë.”

Përballja e parë e të kuqve do të jetë kundër Ipsuiçit. Slot e bën të qartë se në Premier Ligë, nuk ka sfida të lehta.

Çdo ndeshje e Premier Ligës do të jetë mjaft intensive dhe nuk ka ndeshje të lehta. Liverpuli është skuadra e vetme e Premier Ligës që nuk ka arritur të bëjë një afrim në këtë merkato vere.

Klan News