Lajme Arkiva 2003

Në vazhdën e mbështetjes së kandidatit për Bashkinë e Tiranës si edhe të kandidatëve për minibashkitë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në dy mitingje elektorale të zhvilluara në njësitë bashkiake numër 4 dhe 9 të kryeqytetit.

Në fjalën e mbajtur para banorëve të njësisë numër 4 kandidati Ngjela ka siguruar simpatizantët e partisë së tij se kandidatët demokrat që do të zgjidhen çdo të jenë gjithmonë pranë hedheve të komunitetit.

Spartak Ngjela: Asnjë kandidat, asnjë kryetar bashkie i Partisë Demokratike që me siguri do jenë shumë që do të fitojnë në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga hallet e popullit, do jetë bashkë me ju për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike.

Zoti Berisha ka thënë se fitorja e Ngjelës do ti rikthejë Tiranës rregullin si edhe promotorin e zhvillimit, tregun. Më pas një miting tjetër ka pasuar në shkollën “Jeronim De Rada” ku lideri demokrat Berisha ka mbështetur premtimet e bëra nga Ngjela për rregullimin e situatës së furnizimit me ujë të Tiranës.

Sali Berisha: Rezervuari i Bovillës dhe dy burime të tjera të Dajtit janë të mjaftueshme sipas të gjitha kushteve për dy Tirana dhe Durrësin, çfarë deklaroi avokati në zbatim të ligjit të këtij vendi? Do ju garantoj ujë 24 orë. Të gjithë qytetarët e Evropës kanë 24 orë ujë . ju jeni qytetarë evropian dhe nuk mund të jeni të tillë pa ujë. Ju do të keni ujë, ju jap fjalën./tvklan.al