Në prag të nisjes se vitit të ri shkollor më 9 shtator, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zhvilloi takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, për planin e masave. Prej të hënës Veliaj tha se do të nië plani ri për qarkullimin e automjeteve.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Do të futemi me regjimin e ri të trafikut, kështu që do të kërkoj që edhe me kolegët e Policisë Bashkiake edhe të Policisë të Qarkullimit Rrugor edhe të Policisë së Shtetit gjatë kohët që shkojnë fëmijët në shkollë ora 7:00-9:00 ne do të pezullojmë totalisht makinat e furnizimit dhe mund të bëjnë më vonë.
Kreu i Bashkisë njoftoi se të hënën do të hapen edhe 5 shkolla të reja në Tiranë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Hapen shkolla “Emin Duraku” një shkollë totalisht e re, ndoshta më e bukura sot në Tiranë, në Njësinë 5. Është “Xhezmi Delli” në Njësinë 3, “Avni Rustemi” në Njësinë 10, dhe “Musine Kokalari” e “Myslym Keta” në Njësinë 6.
Në të gjithë Tiranën janë rreth 400 institucione arsimore të cilat janë dezinfektuar dhe përgatitur me të gjitha kushtet për të mirëpritur nxënësit.
Klan News