Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se Tirana është një nga dhjetë kryeqytetet më të gjelbërta të Europës. Sipas listës së publikuar nga të dhënat e agjencisë, Tirana renditet në top 10-shen e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë.

Tirana lë pas kryeqytete si Brukseli, Athina dhe Beogradi, por ndërkohë renditet e para mes kryeqyteteve të Mesdheut.

Për lajmin ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një postim të tij në rrjetet sociale shkruan:

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës: Super lajm për Tiranën nga Agjencia Europiane e Mjedisit! Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë, duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e plot qytete të tjera. Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto 9 vjet.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pas vlerësimit nga Agjencia Europiane e Mjedisit, puna nuk do të ndalet me projekte të reja në Tiranë.

Klan News