Lajme Arkiva 2003

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela zhvilloi takimin e radhës me kandidatët për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Eksperienca 3 vjeçare e Bashkisë së Tiranës ka treguar se reforma e decentralizimit është katandisur në një copë letër pa vlerë.

Ajo është përdorur për show mediatik u shpreh Ngjela. Për ne kjo reformë administrative do të jetë afrimi i qeverisjes te qytetarët ashtu siç e kërkon ligji.

Nuk ka decentralizime e komunitete ekzekutiv, por vetëm bashki që i shërbejnë qytetarëve të vetë dhe jo duke i përdorur ata për pushtet dhe leje ndërtimi është shprehur në këtë takim Spartak Ngjela.

Spartak Ngjela:  Unë kur kam shprehur në fjalën time të hapjes programin në vija të përgjithshme jam i bindur që nuk kam gabuar asnjë grim kur kam thënë se përball nesh kemi një komunitet ekzekutiv të cilin duhet ta kthejmë në Bashki. Asnjë rast në histori nuk mund të ketë që në një parlament, qoftë ky lokal, vendimet e tij të jenë qarkullues.

Gjatë paradites kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ka bërë vizita në njësinë numër 8. Në takimin me qytetarët ai është shprehur se do ti kthejë vlerat e vërteta arkitekturore Tiranës./tvklan.al