Një vit më parë dy kundërshtarët më të mëdhenj të politikës Nano dhe Berisha ranë dakort për presidentin konsensual. Nano u tërhoq nga dëshira e tij për të qënë kreu i shtetit falë presionit të bërë nga opozita. Për pasojë të kësaj përplasjeje lindi një marrëveshje e cila hodhi në trregun e opozitës emrin e një ushtaraku të tërhequr në pension prej kohësh. Alfred Moisiu, 74 vjeç, i biri i një gjenerali të njohur Spiro Moisiu kishte vite që ishte tërhequr nga karriera politike. Kulmin e karrierës civile Moisiu e pati me qeverinë teknike të Ahmetit, ku me propozim të Sabri Godos u caktua Ministër i Mbrojtjes. Ndërësa në qeverinë e parë të Meksit mbajti postin e zv/Ministrit të Mbrojtjes. Kryesimi i shoqatës euroatlantike i dha Moisiut një emër të mirë në ambientet politike dhe diplomatike të Tiranës, ndaj propozimi i Berishës për president u pranua lehtas nga të gjitha krahët, me përjashtime të vogla.
Fatos Nano: “Ne arritëm, përfaqësuesit e partive parlamentare socialiste, demokratike, republikane dhe demokratike e re të indetifikojmë dhe të integrojmë në procesin konsensual për forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit, personalitetin e shquar dhe të spikatur, me prejardhjen nga hierarkia ushtarake Shqiptare, të shquar në përfaqësimin e vendit dhe të shtetit veçanërisht në fushat e sigurisë kombëtare dhe integrimit euroatlantk, zotin Alfred Moisiu”.
Sali Berisha: “Ne po përpiqemi të japim një kthesë rrënjësore në një proces i cili pa diskutim pasqyron vetëkorigjimin, vetëdijen për ato që nuk kemi bërë si duhet në të shkuarën dhe ti bëjmë shumë më mirë sot dhe në të ardhmen”.
Alfred Moisiu me 24 Korrik u betua përpara parlamentit.
“Do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarsinë e Republikës së Shqipërisë, do ti shërbej interesit të përgjithshëm përparimit të popullit Shqiptarë. Betohem”.
Alfred Moisiu: “Betohem, zoti më ndihmoftë”.
Po atë ditë në mbrëmje një ceremoni si rrallë herë mblodhi në Pallatin e Brigadave të gjithë politikanët dhe dipllomatet. Mosiu po hynte në kështjellën presidenciale.
Puna e pare që ju desh të bënte si president ishte dekretimi i qeverisë së re socialiste. Para se ta bënte këtë Moisiu lëshojë një deklaratë që u konsiderua si lapsus i presidentit të ri, ku angazhohej se nuk do të dekretonte ministrat e korruptuar. Gjithsesi me 1 Gusht të vitit të kaluar Moisiu pagëzoj qeverinë e njërit prej kumbarëve të tij, Fatos Nanos.
Alfred Moisiu: “Qeveria e re duket tepër e vendosur dhe do të jap shembullin e përgjegjshmërisë qeverisëse me rregulla të qarta loje. Institucionet e specializuara të shtetit në qeveri dhe jashtë saj në sektorët e luftës kundër krimit, ta vlersojnë seriozisht shqetësimin e njohur të opinionit publik mbi pasurimet e paligjeshme ndërmjet abuzimit me detyra shtetërore. Kto organe të verifikojnë gjëndjet dhe të mos mbeten në nivelet e konstatimeve të përgjithëshme, por të kenë kurajon qytetare, integritetin,përkushtimin profesional për të marrë vendime të mbështetura në ligj, në mënyrë që të frenohet dhe të ndëshkohet çdo abuzim me pushtetin, si rruga që forcon legjitimitetin e shtetit dhe të institucioneve bazë të tij”.
Me Nanon periudha e mjaltit do të zgjaste pak, fillimisht disa pakënaqësi ndaj egzekutivit për shkarkim emerimet, më pas disa shigjeta për luftën me fushata kundër trafiqeve, çensurimi i disa aktiviteteve të presidentit nga ekrani publik që do të drejtohen nga një njeri i afërt i kryeministrit, bënë që mes 2 institucioneve dimri i 2002 të ishte vërtetë i ftohtë. Gjenerali në pension nuk po komentohej më si një president kukull, i pafuqishëm për të reaguar ndaj atyre që e krijuan. Vërejtjet e tij ndaj qeverisë për korrupsionin, trafiqet, emërimet, ndërruan disi komentet në anegdodat e shtypit. Moisiu nuk shihej më si një njeri që vriste qent dhe fqinjët, por një njeri që kërkonte hapur të ushtronte pushtet dhe që gjithnjë e më shumë po anonte nga opozita.
Kulmi i ftohjes me Nanon u ndje gjatë publikimit në fillim të vitit të një raporti kofidencial të ekspertëve të Bashkimit Europian ku kritikohej rëendë qeveria, raport i cili u mendua se doli nga presidenca, ndërësa u shfaq hapur me 23 Janar gjatë një fjalimi të Moisiut në parlament.
Alfred Moisiu: “Janë shënuar rritje domethënëse sidomos në aspektet e politikës së jashtme, më të pakta kanë qënë ato në detyrat e shtëpisë, në fakt sipas mendimit tim mirë do të ishte të kishte ndodhur e kundërta. Cdo hap i shtetit duhet të përballet realisht dhe ndershmërisht dhe sfidat në përgjithsi ti kaloj duke hequr dorë nga retorika boshe dhe tradita e premtimeve të pambajtura. Egzekutivi bën mirë të konstatojë gabimet dhe të metat, por më e rëndësishmja është të marr masa konkrete për ti korigjuar ato në punën e përditëshme. Ne nuk do të lejojmë më, që demokracia e fituar me aq mund dhe sakrifica të vihet në shërbim të pakicës, njerëzve me pushtet, trafikantëve, nepotizmit dhe klaneve të ndryshimeve. Debatet dhe retorika politike zhvlerësohen kur qytete dhe komuna të tëra vazhdojnë kalojnë dimrin në errësirë, si dhe kur jetë të humbura emigrantësh vazhdojnë të na vijnë në pikat kufitare. Ndërtimi i një administrate publike të pavarur dhe të aftë në reforma, kërkon korigjimin e praktikave të gabuara të emërim shkarkimeve. Shteti dhe institucionet veprojnë në bazë të rregullave dhe kritereve ligjore dhe transparente për të gjithë. Respektimi dhe zbatimi i tyre ndihmon ti jepet fund abuzimeve dhe tendencës së dëmshme për të vendosur kontrrollin mbi politikën dhe ekoniminë e vëndit”.
Moisiu si president theu disa tabu politike në komunikimin me njerëzit, vizitat në Tropojë dhe Skrapar u munduan të krijonin idenë e një presidenti të pavarur politikisht, simbol të unitetit të popullit. Moisiu nuk e pati të vështirë të adoptonte një ide të vjetër te Nanos për realizimin e modelit të Shengenit Ballkanik, kjo ide komerciale e mëshuar politikshit prej tij krijojë afeksion mes Shqiptarëve të cilët vuajn nga sindromi i odises, ndaj e kanë të lidhur zhvillimin me lëvizjen.
Gjenerali është ndjerë përherë mirë mes qilimave të kuq, revistës së ushtarëve dhe parakalimit ushtarak. Duke mos e harruar asnjëherë të shkuarën, përkundrazi duke e treguar me krenari, burri i shtetit organizoj një paradë të paparë prej kohësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Por teksa u kthye në një president të angazhuar dhe jo kukull, ndërësa kritikonte qeverinë, rendin, fenomenet negative në drejtësi e të tjerë, ndërësa falë ndërhyrjes së tij u stimulua procesi politik për reformën zgjedhore që u mishërua në një deklaratë të përbashkët mes tij, Nanos dhe Berishës, ky angazhim po çonte dhe në rritjen e autoritetit të presidentit, autoritet që mund ti prishte punë dhe vetë dinosaurve të politikës Shqiptare. Nano qe i pari që e provojë dhe e kuptojë këtë, prandaj ndryshoj mendim kundrejtë Moisiut. Kthesa e mirëfilltë e marrëdhënieve midis tyre duhet të ketë nisur gjatë takimit të Selanikut, ku udhëtuan në të njëjtin charter. Terreni ishte përgatitur më parë, njerëz të afërt të gjeneralit u emëruan në vënde të mira pune dhe një pjesë tjetër presin të rregullohen, kjo bëri që edhe Moisiu të ndryshojë pozicion. Kritikat për qeverinë janë lënë në harresë, por shenja më e qarte ishte deklarimi për krizën e fundit të maxhorancës.
Alfred Moisiu: “Unë mendoj se është shpejtë akoma të arrijmë në konkluzione radikale, do të ndërhy sipas kushtetutës”.
Kjo sigurisht solli reagimin e Partisë Demokratike.
Jozefina Topalli: “I bëj thirrje presidentit të Republikës të mos druhet por të kërkojë zgjidhje dhe të kontribojë pikërisht për një zgjidhje radikale”.
Brënda 365 ditëve Moisiu ka bërë një xhiro politike prej 360 gradësh, tani është rradha e Berishës të përballet me autoritetin e atij që e pagëzojë një vit më parë, ndërësa vetë Moisiu ka dhe 4 vjet kohë për ti bindur të gjithë se sa lehtë e kishin marrë me të në fillim./ tvklan.al